• e shtunë, 24 maj 2025

Irani ofron ndërmjetësim në mosmarrëveshjen Indi-Pakistan

Irani ofron ndërmjetësim në mosmarrëveshjen Indi-Pakistan

Teheran, 26 prill 2025 (MIA) - Irani, i cili ka marrëdhënie të mira si me Indinë ashtu edhe me Pakistanin, ofroi sot të ndërmjetësojë për të ulur tensionet midis dy vendeve.

India ka fajësuar Pakistanin për sulmin terrorist të 22 prillit në Kashmir, me ç'rast humbën jetën 26 persona.

"Irani është i gatshëm të intensifikojë përpjekjet e tij të vullnetit të mirë për të ndihmuar në qetësimin e tensioneve", citohet në kumtesën e sotme të Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme.

Ministri i Diplomacisë iraniane Abas Aragçi dje në platformën Iks publikoi se Teherani .shtë "i gatshëm të ndihmojë" në zgjidhjen e krizës.

Edhe India edhe Paksitani duan kontroll të plotë mbi Kashmirin. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR