• e martë, 08 korrik 2025

Irani nuk do të negociojë për armëpushim me Izraelin derisa vazhdojnë sulmet izraelite

Irani nuk do të negociojë për armëpushim me Izraelin derisa vazhdojnë sulmet izraelite

Dubai, 16 qershor 2025 (MIA) - Irani i ka njoftuar ndërmjetësuesit e Omanit dhe të Katarit se Teherani nuk do të negociojë për armëpushim me Izraelin derisa vazhdojnë sulmet izraelite, deklaruan burimet të njohura drejtëpërdrejtë me bisedimet. 

"Iranianët i informuan ndërmjetësuesit e Katarait dhe të Omanit se do të vazhdojnë me bisedime vetëm pasi Irani do të përfundojë përgjigjen e tij ndaj sulmeve parandaluese izraelite", tha burimi.  

Burimi, gjithashtu, i mohoi raportet se Irani iu ka drejtuar Omanit dhe Katarit për të ndërmjetësuar në bisedimet me SHBA-në për armëpushim me Izraelin ose edhe për vazhdimin e bisedimeve bërthamore me Uashingtonin. 

Omani ndërmjetëson në bisedimet bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit në muajt e fundit, edhe pse raundi i fundit ishte anuluar një ditë pasi Izraeli filloi ofanzivën e madhe ajrore kundër Iranit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR