Irani me të shtëna paralajmëruese për anijet ushtarake amerikane në Gjirin e Omanit
- Marina iraniane sot ka gjuajtur raketa paralajmëruese dhe dronë drejt anijeve luftarake amerikane në Gjirin e Omanit, njoftuan mediat iraniane, duke akuzuar ushtrinë amerikane për pengimin e trafikut detar dhe sekuestrimin e anijeve transportuese dhe cisternave.
- Post By Besnik Shuki
- 17:55, 5 qershor, 2026
Teheran, 5 qershor 2026 (MIA) - Marina iraniane sot ka gjuajtur raketa paralajmëruese dhe dronë drejt anijeve luftarake amerikane në Gjirin e Omanit, njoftuan mediat iraniane, duke akuzuar ushtrinë amerikane për pengimin e trafikut detar dhe sekuestrimin e anijeve transportuese dhe cisternave.
Paraprakisht, komanda Indo-paqësore amerikane njoftoi se forcat amerikane mbrëmë kanë kapur cisternën e sanksionuar Davina në Oqeanin Indian.
"Ne do të vazhdojmë zbatimin e sanksioneve tona globale detare për të ndërprerë rrjetet e paligjshme dhe për të ndaluar anijet që ofrojnë mbështetje materiale për Iranin kudo që ato veprojnë", njoftoi Komanda në platformën "X". bsh/
Foto: MIA arkiv