• e enjte, 15 tetor 2026

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit, për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Liban

 Teheran, 20 qershor 2026 (MIA) - Komanda e Përbashkët Ushtarake e Iranit njoftoi sot se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur përsëri për lundrim, në këtë rast duke përmendur si arsye për një vendim të tillë vazhdimin e sulmeve izraelite në Liban dhe, siç theksohet mospërmbushja e detyrimit amerikan për t'i dhënë fund atij konflikti.

 Në komunikatën e Komandës të transmetuar në televizionin shtetëror iranian theeksohet se nëse agresioni izraelit në Liban vazhdon, do të ndërmerren hapa shtesë.

 Paraprakisht këtë javë, anijet filluan të lundronin përsëri nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi u arrit një marrëveshje e përkohshme midis ShBA-së dhe Iranit.

 Në sulmet e sotme izraelite në Libanin jugor humbën jetën të paktën 16 persona, vetëm disa orë pas raportimeve se ishte arritur një armëpushim.

 Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR