Irani kumtoi bilanc të ri: Në sulmet amerikane nga 27 qershori deri më tani jetën e humbën 53 persona ndërsa 592 janë lënduar
- Sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit nga 27 qershori e deri më tani morën 53 jetë, ndërsa 592 persona janë lënduar, kumtoi sot Ministria iraniane e Shëndetësisë, në kushte të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:00, 22 korrik, 2026
Teheran, 22 korrik 2026 (MIA) - Sulmet ajrore amerikane ndaj Iranit nga 27 qershori e deri më tani morën 53 jetë, ndërsa 592 persona janë lënduar, kumtoi sot Ministria iraniane e Shëndetësisë, në kushte të përshkallëzimit të tensioneve në rajon.
Udhëheqësi i Qendrës për marrëdhënie me opinionin dhe informim pranë Minsitrisë së Shëndetësisë, Hosein Kermanpur deklaroi se numrat i referohen periudhës prej 27 qershorit e deri më sot në orën 8:30 sipas kohës lokale, sipas kumtimit në rrjetin social X.
Ai theksoi se 535 nga të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak pas ndihmës së ofruar mjekësore, 36 persona edhe më tej janë të hospitalizuar, ndërsa 21 pacientë janë trajtuar në vendin e sulmeve.
SHBA-ja nga java e kaluar kreu seri të sulmeve ajrore në disa lokacione në Iran, përderisa Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj objekteve dhe bazave për të cilat pohon se i hsfrytëzon ushtria amerikane në disa vende të rajonit.
Këmbimi i sulmeve vazhdon edhe përkundër marrëveshjes kornizë të arritur në qershor, me ndërmjetësimin e Pakistanit, qëllimi i së cilës ishte ndërprerja e luftës që filloi në shkurt dhe krijoi kushte për marrëveshje të përhershme paqësore. ab/
foto: arkivi