• e premte, 14 gusht 2026

Irani e sulmoi Jordaninë, ndërsa IRGC-ja ju bëri thirrje jordanezëve t'i largojnë bazat amerikane

Irani e sulmoi Jordaninë, ndërsa IRGC-ja ju bëri thirrje jordanezëve t'i largojnë bazat amerikane

Teheran, 14 korrik 2026 (MIA) – Korparmata e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka qëlluar raketa balistike ndaj bazës amerikane ajrore në Jordani. 

Në kumtesën e publikuar nga agjencia e lajmeve Fars, IRGC-ja i bëri thirrje popullit jordanez të kërkojë largimin e bazave amerikane nga vendi i tyre. 

"Ju e dini shumë mirë se ne nuk ndiejmë asnjë armiqësi ndaj vendit tuaj. Në fakt, ne ju duam ju njerëz fisnikë, sepse ju e kuptoni dhimbjen dhe vuajtjet e popullit palestinez më mirë se kushdo tjetër", thuhet në kumtesën e IRGC-së.

Autoritetet jordaneze paraprakisht konfirmuan se kanë rrëzuar katër raketa iraniane që kishin hyrë në hapësirën ajrore të vendit. Sipas raporteve të para, në incident nuk ka viktima ose dëm material. 

Në ndërkohë Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se një raketë iraniane ka goditur dy tankerë të tyre të naftës në Ngushticën e Hormuzit, me çka humbi jetën një marinar nga India, ndërsa tetë janë lënduar. 

Edhe Omani sot njoftoi se është goditur një tanker në afërsi të bregut Musandama, me çka 18 marinarë janë evakuuar, ndërsa tre konsiderohen si të zhdukur. 

IRGC thotë se tankerët e goditur në Ngushticën e Hormuzit i kanë injoruar paralajmërimet, i kanë përjashtuar përbërjet e navigimit dhe kishin bërë përpjekje të kalonin përgjatë rutës së minuar. 

Pasdite autoritetet në Kuvajt njoftuan se vendi është nën sulm ajror. 

"Forcat e armatosura aktualisht po kapin objektiva armiqësore në hapësirën ajrore të Kuvajtit", njoftoi Shtatmadhoria e armatës në një kumtesë, duke u bërë thirrje njerëzve të "ndjekin udhëzimet e sigurisë të lëshuara nga autoritetet".

Irani gjatë ditëve të kaluara kreu sulme të shumëfishta mbi Kuvajt dhe aleatet e tjerë të SHBA-së në Gjirin Persik, si përgjigje e sulmeve amerikane mbi territorin e tij. 

Në ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Fars informon se sot pasdite janë regjistruar disa shpërthime në ishullin Keshm, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit. 

Fars theksoi se zona Masan në ishullin Keshm gjatë ditëve të kaluara ishte sulmuar disa herë nga armiku amerikan. 

Forcat amerikane sot sulmuan edhe katër lokacione në qytetin Busher. Sulmi mbi qytetin Busher vijoi pas shpërthimeve në qytetin bregdetar Bandar Abas dhe në Xhogatai.

Në krahinën Busher gjendet centrali i vetëm aktiv bërthamor iranian. fc/

Foto: Iks

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR