• e hënë, 13 korrik 2026

Irani: Uashingtoni është në "gjendje konfuzioni" rreth konfliktit

Irani: Uashingtoni është në

Nju Delhi, 15 maj 2026 (MIA) - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi e akuzoi sot SHBA-në se po ndjekin një politikë të jashtme jokonsistente dhe të paparashikueshme.

Në një konferencë për shtyp në Nju-Delhi, Aragçi tha se qeveria amerikane po dërgon sinjale të përziera.

"Mesazhet që marrim nga pala amerikane ndryshojnë nga dita në ditë... Ndonjëherë madje marrim disa mesazhe të ndryshme në të njëjtën ditë", tha Aragçi.

Si shembull, ai përmendi deklaratat e presidentit Donald Tramp, i cili shprehu indinjatë rreth propozimit të Iranit për negociata.

"Pastaj, megjithatë, morëm përsëri mesazhe nga pala amerikane që tregonin se ata janë të interesuar të vazhdojnë bisedimet dhe ndërveprimin e mëtejshëm", theksoi Aragçi në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të BRIKS.

Sipas tij, SHBA-ja është në një "gjendje konfuzioni" dhe nuk ka një strategji për t'i dhënë fund luftës, raportoi DPA.

"Çdo ditë ata emërtojnë qëllime të ndryshme. Ne shpresojmë vërtet që arsyeja dhe mençuria do të kthehen në Shtëpinë e Bardhë", tha Aragçi.

Irani është gati për të gjitha opsionet, vazhdoi ministri. "Ose kthehemi në fushën e betejës dhe në luftë, ose kthehemi në tryezën e negociatave, zhvillojmë bisedime dhe ndjekim rrugën e diplomacisë".

"Vendi im është gati për të dyja opsionet. Për ne, nuk ka ndryshim", tha ai. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR