• e mërkurë, 09 korrik 2025

Iran: Nuk ka dëm në impiantet e naftës

Iran: Nuk ka dëm në impiantet e naftës

Teheran, 13 qershor 2025 (MIA) - Kompania Kombëtare Iraniane për Rafinerinë dhe Shpërndarjen e Naftës sot njoftoi se nuk është raportuar asnjë dëm në impiantet e naftës në vend dhe se procesi i furnizimit me karburant vazhdon.

"Deri tani nuk është raportuar dëm në impiantet e naftës në vend dhe procesi i furnizimit me karburant vazhdon", thuhet në njoftim, sipas IRNA.

Më herët sot, Kompania Rajonale e Energjisë Elektrike njoftoi se rrjeti elektrik në kryeqytet dhe në provincat Kom dhe Alborz është në gjendje të plotë stabiliteti dhe se furnizimi me energji elektrike po vazhdon pa probleme.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) njoftoi se kompleksi bërthamor iranian Natanz ishte caku gjatë sulmit izraelit dhe se agjencia është në kontakt me autoritetet iraniane lidhur me nivelin e rrezatimit. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR