Riad, 19 maj 2026 (MIA) - Trajneri i ekipit Al-Hilal, Simone Inzagi do ta braktisë ekipin pas ndeshjes së fundit të sezonit 2025/26 të Premier ligës së Arabisë Saudite, kumtoi "TuttoMercatoWeb".
Largimi i italianit 50-vjeçar pjesërisht i referohet ndryshimit të pronësisë së klubit dhe kritikave për disa përforcime të shtrenjta verore të cilat nuk i përmbushën pritjet.
Inzagi është në Al-Hilal prej qershorit të vitit 2025. Në ndeshjen e 51-të nën kryeismin e tij, ekipi ka 37 fitore, 12 barazime dhe dy humbje.
Al-Hilal për momentin është i dyti në tabelën e Premier ligës së Arabisë Saudite. Al-Nasr është lider me 83 pikë nga 33 ndeshje. Ekipet kanë edhe një ndeshje për të luajtir. ab/
Foto: ЕPА