• e premte, 27 shtator 2024

Inter Majami pa Mesin humbi nga Hjuston Dinamo në finalen e Kupës US Open

Inter Majami pa Mesin humbi nga Hjuston Dinamo në finalen e Kupës US Open

Fort Loderdejll, 28 shtator 2023 (MIA) - Inter Majami mbrëmë humbi nga Hjuston Dinamo në finalen e kupës US Open me rezultat 2:1. Takimi u mbajt në stadiumin "PNK" në Fort Loderdejll, Florida.

Lojtari mesfushor i Hjustonit, Grifin Dorsi e hapi rezultatin në minutën 24. Nëntë minuta më vonë, Amin Basi e dyfishoi epërsinë. Në pjesën e dytë nellson Kinjones e rriti rezultatin, por goli u anulua për shkak të ofsajdit. Në fund të ndeshjes, Jozef Martinez e zbuti humbjen.

Ylli i parë i Inter Majamit, Lionel Mesi nuk u paraqit në fushë, për shkak të lëndimit, gjithashtu edhe lojtari sulmues, Zhordi Alba. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR