Infantino do të rikandidohet për kryetar të FIFA-s
- Xhani Infantino do të rikandidohet për një mandat tjetër si kryetar i FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2027 në Marok. FIFA konfirmoi në një deklaratë zyrtare se Infantino do të kandidojë përsëri për pozicionin që mban aktualisht.
Cyrih, 6 shtator 2026 (MIA) - Xhani Infantino do të rikandidohet për një mandat tjetër si kryetar i FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2027 në Marok. FIFA konfirmoi në një deklaratë zyrtare se Infantino do të kandidojë përsëri për pozicionin që mban aktualisht.
Pas përfundimit të Kamoionatit botëror, Federata Evropiane UEFA hyri në konflikt me Infantinon dhe hapat e tij të paralajmëruara. Infantino planifikonte të shiste pjesë të garave të FIFA-s te investitorët privatë. UEFA kërcënoi të bojkotonte ndeshjet e organizuara nga FIFA, si dhe në Kampionatin Botëror. Federata Evropiane hoqi dorë për të votuar mosbesim ndaj Infantinos.
Për kandidaturë për kryetar të FIFA-s kërkohet mbështetjen e të paktën 106 federatave nga 211, ndërsa i kundërkandidat i mundshëm i Infantinos jozyrtarisht përmendet emri i kryetarit të KONKAKAF, Viktor Montagliani.
Kandidatura e Infantinos është një luftë për mandatin e tij të katërt në krye të FIFA-s, një pozicion që ai e ka mbajtur që nga viti 2016. mb/
Foto: EPA