• e mërkurë, 25 shtator 2024

IDF konfirmoi: Në sulmet e sotme në Bejrut është vrarë një komandant i Hezbollahut

IDF konfirmoi: Në sulmet e sotme në Bejrut është vrarë një komandant i Hezbollahut

Tel-Aviv, 24 shtator 2024 (MIA) - Ushtria izraelite ka konfirmuar se e ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Muhamed Kubaisi në sulmin ajror në Bejrut.

Kubaisi, komandant në Hezbollah, i cili njihet si "njeriu kyç" në brigadën raketore, gjoja është vrarë në sulmin e fundit izraelit mbi kryeqendrën libaneze Bejrut.

Autoritetet libaneze kanë njoftuar se të paktën gjashtë persona janë vrarë në sulm.

Izraeli pasdite ka kryer sulme të orientuara ajrore mbi Bejrutin. Ata janë drejtuar drejt pjesëve jugore të qytetit, të cilët janë strehimore të Hezbollahut. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR