Huthët jemenas njoftuan se kanë sulmuar një impiant nafte në pjesën jugperëndimore të Arabisë Saudite
- Kryengritësit jemenas Huthë kanë bërë të ditur sot se kanë sulmuar një objekt nafte në Arabinë Saudite jugperëndimore.
- Post By Melahat Baftija
- 13:08, 9 gusht, 2026
Sana, 9 gusht 2026 (MIA) - Kryengritësit jemenas Huthë kanë bërë të ditur sot se kanë sulmuar një objekt nafte në Arabinë Saudite jugperëndimore.
Një zëdhënës i Huthëve theksoi se droni kishte në shënjestër rafinerinë "Aramko" në qytetin Xhazan.
"Sulmi ishte në përgjigje të shkeljes së hapësirës ajrore të Jemenit nga dronët sauditë mbi provincat Haxha dhe Saada", deklaroi zëdhënësi.
Ministria saudite e Energjisë njoftoi se një zjarr kishte shpërthyer në rafinerinë "Aramko" dhe se nuk kishte viktima. Ministria nuk specifikoi se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Sulmi i sotëm nga Huthët i mbështetur nga Irani është i fundit në një seri sulmesh me raketa dhe dronë që synojnë Arabinë Saudite dhe anijet në Detin e Kuq. Përshkallëzimi kërcënon të rindezë luftën civile në Jemen, më shumë se katër vjet pasi një armëpushim ndaloi luftimet në vendin e varfër arab. mb/
Foto: MIA