Humbje e Real Madridit dhe penallti e pashfrytëzuar e Mbapes kundër Betisit
- Futbollistët e Real Madridit pësuan humbje me 1:0 mbrëmë si mysafir tek Real betisi në duelin e xhiros së katërt të La Ligës. Hero i tifozëve vendorë ishte lojtari rezervë, Troj Parot me golin në minutën e 81-të, pasi që 12 minuta më parë hyri në lojë.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:18, 5 shtator, 2026
Sevilje, 5 shtator 2026 (MIA) - Futbollistët e Real Madridit pësuan humbje me 1:0 mbrëmë si mysafir tek Real betisi në duelin e xhiros së katërt të La Ligës. Hero i tifozëve vendorë ishte lojtari rezervë, Troj Parot me golin në minutën e 81-të, pasi që 12 minuta më parë hyri në lojë.
Megjithatë dramë të vërtetë pati mu në fund të lojës. "Klubi mbretëror" barazoi në minutën e 87-të, por pas shikimit të VAR-it, goli u anulua.
Në vazhdimin e arbitrit në pjesën e dytë u shqiptua penallti për Realin, por Kilian Mbape nuk arriti të shënojë gol dhe ta barazojë rezultatin.
Dy ekipet me nga tre fitore dhe një humbje kanë nga nëntë pikë dhe ndodhen pas Barcelonës në tabelë.
Sot luajnë tre ndeshje në La Liga: Atletiko Bilbaoo - Atletiko Madrid, Rajo Valjekano - Santander dhe Viljareal - Deportivo La Korunja. ab/
Foto: ЕPА