• e martë, 17 nëntor 2026

Hitet më të mëdha të Toshe Proeskit u publikuan në një edicion të dyfishtë vinili

Hitet më të mëdha të Toshe Proeskit u publikuan në një edicion të dyfishtë vinili

Shkup, 25 shtator 2026 (MIA) - Shtëpia diskografike kroate "Hit Rekords" nga Zagrebi, publikoi edicion të dxfishtë vinili "Më e mira nga Toshe Proeski", me të cilin nderohet jeta dhe krijimtaria e yllit të muzikës maqedonase, Toshe Proeski.

Edicioni paraqet përmbledhje të karrierës së Proeskit përmes 16 këngëve të tij më të njohura.

Krahas portreteve të Proeskit në ballinë, edicioni përmban edhe kolazh të fotografive private dhe profesionale të cilat kapin momentet më të rëndësishme të jetës dhe karrierës së tij, nga koncertet deri te çastet jashtë skenës. Për identitetin vizual të albumit u përkujdes dizajneri Igor Kelçec.

Nga "Hit Rekords" theksojnë se vinili i dyfishtë ofron jo vetëm tingull të cilësisë së lartë të adaptuar ndaj formatit analog, por edhe përvojë të pasur vizuale që plotësisht e afron figurën dhe veprën e një prej këngëtarëve më të preferuar të Ballkanit.

Toshe Proeski, i cili e humbi jetën tragjikisht më 16 tetor të vitit 2007 në aksident trafiku në autostradën afër Nova Gradishkës, Kroaci, mbetet një prej emrave më të mëdhenj të skenës muzikore të Maqedonisë dhe asaj rajonale, ndërsa këngët e tij edhe sot janë pjesë e kujtesës kolektive të dëgjuesve. ab/

Foto: ballina

QËNDRONI TË LIDHUR