Haxhiu rizgjedhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
- Në seancën e sotme konstitutive të Kuvendit të Kosovës për kryetare është zgjedhur sërish Albulena Haxhiu.
Prishtinë, 9 shtator 2026 (MIA) - Në seancën e sotme konstitutive të Kuvendit të Kosovës për kryetare është zgjedhur sërish Albulena Haxhiu.
"Pro" Haxhiut votuan 62 deputetë, 16 ishin "kundër", ndërsa 13 abstenuan.
Haxhiu ka qenë kryetare e Kuvendit në përbërjen e re. Ajo është ushtruese e detyrës presidente e Kosovës.
Në seancë u propozuan edhe nënkryetarët: Ardian Gola nga Vetëvendosja, Vlora Çitaku nga Partia Demokfratike e Kosovës, Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sllavko Simiq nga Lista Serbe dhe Emilija Rexhepi nga komunitetet tjera.
Haxhiu u bëri thirrje përfaqësuesve të grupeve parlamentare të bien dakord për metodën e votimit për nënkryetarët e Kuvendit.
Gjatë konsultimeve, nuk u arrit asnjë marrëveshje për metodën e votimit, nëse do të votohej individualisht apo si grup. Prandaj, Haxhiu thirri një pauzë 30-minutëshe. mb.
Foto: MIA