• e enjte, 15 tetor 2026

Haxhiu pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Zhan Fransoa Ishe

Haxhiu pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Francës në Kosovë, Zhan Fransoa Ishe

Prishtinë, 7 shtator 2026 (MIA)- Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, Zhan Fransoa Ishe.

Me këtë rast, Haxhiu i ka uruar mirëseardhje në Kosovë  ambasadorit Ishe dhe shumë sukses në misionin e tij diplomatik, me bindjen se gjatë mandatit të tij do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona.

“Kosova e çmon lart miqësinë dhe mbështetjen e Francës, si gjatë periudhës së luftës, ashtu edhe në vitet e shtetndërtimit. Sot, marrëdhëniet tona mbështeten në një bashkëpunim të gjerë politik, ekonomik, të sigurisë, arsimit dhe kulturës”, ka theksuar Haxhiu.

Në takim, është biseduar edhe për mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet më tej, veçanërisht pas marrëveshjeve të fundit ndërmjet Kosovës dhe Francës, të cilat krijojnë mundësi të reja për bashkëpunim.

“Ambasadorit Ishe i urova një mandat të suksesshëm dhe e sigurova për bashkëpunimin tim të plotë në forcimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Francës”, ka thënë Haxhiu.

QËNDRONI TË LIDHUR