• e hënë, 16 nëntor 2026

Haxhiu kërkoi mendim nga Gjykata kushtetuese për autorizimet presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj

Haxhiu kërkoi mendim nga Gjykata kushtetuese për autorizimet presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj

Prishtinë, 6 tetor 2026 (MIA) - Ushtruesja e detyrës presidente e Kosovës, Albulena Haxhiu kërkoi nga gjykata kushtetuese interpretim për atë se kush mund ta ushtrojë funksionin president pas skadimit të mandatit të saj gjashëmujor, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri deri në mesnatë.

Afati kushtetuese për president të ri të Kosovës skadon në mesnatë, pasi Haxhiu e ushtron funksionin presidente tashmë gjashtë muaj.

Nëse presidenti nuk zgjedhet sot, Kosova do të shkojë në zgjedhje në afat prej 45 ditëve, e ato do t'i shpall presidenti i Kosovës.

Nga Presidenca e Kosovës dje konfirmuan se deri te Gjykata Kushtetuese është parashtruar kërkesë "për të përcaktuar se si dhe kush i ushtron kompetencat e nevojshme presidenciale pas skadimit të periudhës gjashtëmujore, kur presidenti i ri nuk është zgjedhur ende".

"Kushtetuta ia njeh këtë kompetencë presidentit (i cili i shpall zgjedhjet). Përcaktimi i kompetencave që ai mund të ushtrojë në rrethanat e dhëna është një nga çështjet kryesore që ia kemi dërguar Gjykatës. Qëndrimi ynë është se duhet të ofrohet zgjidhje kushtetuese që lejon shpalljen dhe mbajtjen e zgjedhjeve në kuadër të periudhës së përcaktuar", njoftoi Zyra e presidentes së Kosovës.

Në pajtim me ligjet e Kosovës, detyrat e presidentit i ndërmerr kryetari i Kuvendit, megjithatë, presidentja, Albulena Haxhiu, e ushtron detyrën presidente gjashtë muaj, ndërsa sipas kushtetutës së Kosovës, pozicioni i presidentit në detyrë nuk mund të mbahet më shumë se gjashtë muaj.

Kosova për herë të parë përballet me një situatë të tillë dhe Instituti kosovar për drejtësi vlerëson se, pas skadimit të asaj periudhe, Kosova do të mbetet pa ushtrues detyre president, duke shtuar se ekziston rreziku për "kaos kushtetues". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR