• e premte, 30 gusht 2024

Hapet hetim zyrtar kundër themeluesit të Telegramit 

Hapet hetim zyrtar kundër themeluesit të Telegramit 

Paris, 29 gusht 2024 (MIA) - Gjyqtarët hulumtues francez dje hapën hetim zyrtar kundër miliarderit të teknologjisë me prejardhje ruse Pavel Durov, pasi ai ka kaluar katër ditë në paraburgim si pjesë e hetimit mbi rolin e aplikacionit të tij për mesazhe Telegram në krimin e organizuar. 

Hapja e hetimit zyrtar në Francë kundër tij nuk do të thotë faj dhe nuk çon domosdoshmërisht në gjykim, por tregon se organet gjyqësore besojnë se ka material të mjaftueshëm për të vazhduar me hetimin e rastit. 

Durov u lirua me kusht që të paguajë një depozitë prej pesë milionë euro. Nga ai kërkohet që dy herë në javë të paraqitet në polici dhe nuk guxon ta lëshojë Francën. 

Shefi i Telegramit u arrestua të shtunën. Hetimi ka të bëjë me krime që lidhen me transaksione të dyshuara të paligjshme, pornografi me fëmijë dhe mashtrim me aplikacione, si dhe refuzimin e dhënies së informacionit tek autoritetet. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR