• e shtunë, 08 nëntor 2025

Hamasi filloi me lirimin e pengjeve në Gazë

Hamasi filloi me lirimin e pengjeve në Gazë

Tel Aviv, 13 tetor 2025 (MIA) - Hamasi sot filloi me lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë, njoftuan mediat izraelite, sipas të cilave shtatë sot në mëngjes iu dorëzuan Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Gjatë ditës pritet të lirohen gjithsej 20 pengje. Sipas mediave, tre nga katër shtetasit gjermano-izraelitë u liruan në grupin e parë.

Pengjet fillimisht do të transportohen në bazën ushtarake izraelite Reim, ku do t'u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore, do të pastrohen dhe do të marrin rroba të pastra. Më pas, ata do të ribashkohen me familjet e tyre, përpara se të transferohen në spitale për trajtim të mëtejshëm.

Autoritetet izraelite thonë se 48 pengje, të vdekur dhe të gjallë, ndodhen në Gazë.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore të kontrolluara nga Hamasi, mbi 67.000 palestinezë kanë vdekur në luftë deri më tani, ndërsa në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit u vranë rreth 1.200 njerëz, ndërsa mbi 250 u rrëmbyen dhe u çuan në Gazë. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR