• e mërkurë, 28 gusht 2024

Guteresh lëshoi "SOS global" për Ishujt e Paqësorit për shkak të rritjes së nivelit të detit

Guteresh lëshoi

Nju-Jork, 27 gusht 2024 (MIA) - Në samitin e Forumit të Ishullit Paqësor që po mbahet në Tonga, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, lëshoi paralajmërim për "SOS global", para se gjithash, për shkak të rritjes së nivelit të paqes në rajonin e Oqeanit Paqësor. 

"Në Tonga jam që të krijoj SOS global -  Save our seas (Ruajini detrat tanë) - për shkak të rritjes së nivelit të detit", tha Guteresh.

Sekretari i përgjithshëm paralajmëroi se rajonit të Paqësorit i kërcënohet "katastrofë globale".

Guteresh i prezantoi rezultate nga hulumtimi që tregojnë se rritja e nivelit të detit në rajonin e Paqësorit është më i shpejtë nga mesatarja globale.

Ishujt e Paqësorit, me popullsi të rrallë dhe pa industri të rëndë, lëshojnë më pak se 0.02 për qind të emetimeve globale të gazeve serrë çdo vit.

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Agjencia e KB-së për klimën, në 30 vitet e fundit në pjesë të caktuara të Paqësorit niveli i detit është rritur për rreth 15 centimetra.

Mesatarja globale është 9.4 centimetra, sipas hulumtimit të Organizatës Botërore Meteorologjike. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR