Guteresh bën thirrje në depërshkallëzim të tensioneve mes Izraelit dhe iranit
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që urgjentisht t'i depërshkallzojnë tensionet, raportoi DPA.

Nju-Jork, 14 qershor 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që urgjentisht t'i depërshkallzojnë tensionet, raportoi DPA.
"Bombardimi izraelit i objekteve bërthamore iraniane. Sulmet me raketa iraniane në Tel Aviv. Mjaft me këtë përshkallëzim. Është koha që kjo të ndalet. Paqja dhe diplomacia duhet të mbizotërojnë", shkroi Guteresh në rrjetin social "Iks".
Megjithatë, pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të ndaluar armiqësitë, Izraeli dhe Irani tani për tani vazhdojnë të sulmojnë njëri-tjetrin. Përshkallëzimi filloi të enjten me një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndaj të cilit Teherani u përgjigj me sulme raketore ndaj Izraelit.
Deni Citrinoviç, bashkëpunëtor i lartë në Institutin izraelit për studime të sigurisë kombëtare, paralajmëroi se pasojat e konfliktit mund të jenë mjaft serioze.
"Është e rëndësishme të theksohet sa vijon: ne jemi vetëm në fillim të një përballjeje që ka siguri do të tregohet mjaft e ndryshme nga përplasjet e mëparshme të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit", tha Citrinoviç për Uoll strit xhurnal.
Sipas tij, kësaj radhe fushata duket se është nën moton "gjithçka ose asgjë", dhe pasojat mund të jenë mjaft serioze si për të ardhmen e Iranit ashtu edhe për stabilitetin e rajonit. mb/
Foto: MIA