• e martë, 27 gusht 2024

Grupi paraushtarak rus "Vagner" nuk merr më pjesë në luftimet në Ukrainë

Grupi paraushtarak rus

Moskë, 26 gusht 2024 (MIA) - Grupi paraushtarak rus "Vagner" sot kumtoi se anëtarët e tij nuk po luftojnë më në Ukrainë dhe tani janë të angazhuar vetëm në Afrikë dhe Bjellorusi.

Ukraina dje i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërheqë forcat që ka vendosur përgjatë kufirit të përbashkët, duke thënë se ato përfshijnë forcat speciale bjelloruse dhe ish anëtarë të grupit paraushtarak "Vagner".

Grupi ishte i përfshirë më parë në luftën në Ukrainë dhe kishte një rol kyç në pushtimin rus të qytetit ukrainas të Bahmut në maj të vitit 2023.

Themeluesi i "Vagner", Evgenij Prigozhin në qershor të vitit 2023 organizoi një kryengritje të pasuksesshme kundër udhëheqjes ushtarake. Ai humbi jetën në një aksident me aeroplan më 23 gusht të vitit 2023 në veriperëndim të Moskës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR