• e mërkurë, 07 tetor 2026

Google paralajmëroi investim prej 13 miliardë eurove për inteligjencë artificiale dhe energjetikë në Finlandë

Google paralajmëroi investim prej 13 miliardë eurove për inteligjencë artificiale dhe energjetikë në Finlandë

Helsinki, 10 shtator 2026 (MIA) - Google dje kumtoi se do të investojë 13 miliardë euro (15,1 miliardë dollarë) në Finlandë për zhvillim të infrastrukturës për inteligjencë artificiale.

"Ky është investimi më i madh individual i Google në Evropë dhe është konfirmim për lidershipin e Finlandës në ndërtimin përgjegjës të infrastrukturës IA", kumtoi gjiganti teknologjik amerikan.

Pritet që investimi të kontribuojë me 3,6 miliardë euro në vit në bruto prodhimin vendor të Finlandës gjatë fazës fillestare të ndërtimit dhe të ruajë mbi 37.000 vende pune në mbarë botën.

Google e hapi qendrën e vet të parë për të dhëna në Finlandë para rreth 15 viteve në Hamina. Investimi i ri pritet t'i mbështesë shërbimet e veta kyçe - siç janë kërkimi (Search), harta (Maps) dhe Xheminaj (Gemini).

Ndërtimi fillestar është planifikuar në periudhën mes viteve 2027 dhe 2028.

Google planifikon rikualifikim të aftësive për inteligjencën artificiale me mbështetjen e kolegjeve lokale dhe të krijojë mundësi trajnimi për 100 studentë finlandezë për karriera të ardhshme në qendrat e të dhënave. 

Gjiganti amerikan i teknologjisë deklaroi se pakoja do të mbështeste gjithashtu projektet e energjisë në rajon. 

"Jemi partnerë në portofolin e zgjidhjeve në përputhje me angazhimet tona për ta mbajtur energjinë të përballueshme për konsumatorët dhe për të investuar në energji të pastër", tha Bikash Kolej, zëvendëspresident për Infrastrukturën globale në Google. 

Google ka nënshkruar marrëveshje 22-vjeçare për të mbështetur zgjatjen e jetëgjatësisë së termocentralit bërthamor Loviisa. Gjithashtu, planifikon të shtojë kapacitete të reja për elektrana me erë në tokë dhe të krijojë një sistem të ri baterish prej 94 megavatësh për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve gjatë periudhave të ftohta dhe pa erë. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR