• e diel, 06 shtator 2026

Goditet një anije nga një predhë e panjohur pranë bregut të Omanit, njoftoi Organizata britanike për Tregti Detare

Goditet një anije nga një predhë e panjohur pranë bregut të Omanit, njoftoi Organizata britanike për Tregti Detare

Londër, 8 gusht 2026 (MIA) - Një anije është goditur nga një predhë e panjohur 18 milje detare në lindje të bregdetit të Omanit, ndërsa në anije ka shpërthyer zjarr, i cili tashmë është shuar, njoftoi sot Organizata britanike për Tregti Detare.

Organizata bëri të ditur se anija dhe ekuipazhi janë të sigurt dhe se nuk ka informacion në lidhje me pasojat për mjedisin.

Nuk është specifikuar se çfarë lloj anijeje ishte apo emri i saj. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR