Gjykata në Strugë i shqiptoi kryetarit të komunës Ramiz Merkos gjobë prej dhjetë mijë euro
- Gjykata në Strugë e shpalli fajtor kryetarin e komunës, Ramiz Merko për kryerjen e veprës penale të "punë e pakujdesshme në shërbim", përkatësisht për parregullsi të kryera në emërimin e drejtorëve të përkohshëm të shkollave fillore komunale në fshatrat Labunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë.

Strugë, 20 qershor 2025 (MIA) - Gjykata në Strugë e shpalli fajtor kryetarin e komunës, Ramiz Merko për kryerjen e veprës penale të "punë e pakujdesshme në shërbim", përkatësisht për parregullsi të kryera në emërimin e drejtorëve të përkohshëm të shkollave fillore komunale në fshatrat Labunishtë, Radolishtë dhe Podgorcë.
Gjykatësi Jordan Jovanov, i cili e udhëhoqi procesin për veprën penale të kryer, i shqiptoi të pandehurit një gjobë në shumën prej njëqind gjobave ditore, ose gjithsej dhjetë mijë euro në kundërvlerë në denarë.
Duke shpjeguar vendimin, gjykatësi Jovanov vuri në dukje se gjatë marrjes së vendimit dhe llogaritjes së lartësisë së dënimit, ai mori parasysh disa rrethana lehtësuese, kryesisht faktin se i pandehuri nuk ka dosje penale, përkatësisht nuk ka qenë i dënuar më parë.
Ndër të tjera, Jovanov tha se ndryshe nga një aktvendim i mëparshëm lirues nga akuzat ku në raportin revizor nuk kishte vërejtje në lidhje me blerjen e automjetit luksoz “Audi A6”, në këto lëndë i pandehuri ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Fillor, dhe se ekzistojnë raporte dhe procesverbale nga mbikëqyrja e kryer nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit me nene të listuara ku është shkelur ligji.
"Lidhur me pretendimet se ekziston një përgjegjësi e përbashkët midis kryetarit të komuns dhe ministrit në emërimin e drejtorëve, kryetari i komunës emëron drejtorë të shkollave fillore komunale, si në rastin konkret. Sipas kësaj, emërimi bëhet nga kryetari i komunëds dhe në vendimet qëndron nënshkrimi i tij", tha gjykatësi.
Të gjithë drejtorët, siç tha, të emëruar në pozicionin e u.d. drejtor në lëndën shihet se nuk janë zgjedhur nga radhët e punonjësve, se janë emëruar pa shpallje publike të publikuar, pa pesë vjet përvojë dhe se janë zgjedhur njëri pas tjetrit, megjithëse kjo nuk lejohet me ligj.
Duke pasur parasysh që kjo përfshin raste të shumta, shkolla të shumta dhe, në kundërshtim me raportet e mbikëqyrjes inspektuese që tregojnë parregullsi, bëhet fjalë për një procedurë të zgjatur për emërimin e drejtorëve, për persona të shumtë dhe shumë herë, një person deri në gjashtë herë radhazi pa miratim të posaçëm.
"Si rrethanë lehtësuese, Gjykata mori parasysh situatën se ka mungesë personeli në secilin sektor dhe se puna duhej të zgjidhej, punonjësit duhet të merrnin pagë, Gjykata i mori në konsideratë ato kur caktoi llojin dhe lartësinë e dënimit. Të gjitha këto rrethana, të marra së bashku me faktin se i pandehuri nuk është dënuar deri më tani, çuan në vendimin e Gjykatës për ta dënuar atë me gjobë me para", tha Jovanov.
Përfaqësuesit e Prokurorisë paralajmëruan se do të ankohen për vendimin.
Kundër Ramiz Merkos para Gjykatës themelore në Shkup janë duke u zhvilluar edhe dy lëndë të ndara me akuzën për emërimin e drejtorit në shkollën "Vëllezërit Miladinovci" që është në fazën përfundimtare, për të cilën përballja pritet muajin e ardhshëm. Për muajin e ardhshëm gjykatësi Jovanov e caktoi edhe seancën për lëndën për shkollën në fshatin Veleshtë, ku ka edhe të pandehur që akuzohen edhe për falsifikim të dokumentit të udhëtimit, ku mbetet të dëgjihet vetëm edhe një dëshmitar. Kundër Merkos është duke u zhvilluar edhe një proces në të cilin ai akuzohet për vendosjen e paligjshme të përmendores para ndërtesës së komunës.
Gjykata e Strugës dhjetë ditë më par mori një aktvendim lirues për lëndën që zhvillohej kundër Merkos lidhur me blerjen e automjetit luksoz "Audi A6" dhe automjeteve të tjera për nevojat e Komunës në një vlerë totale prej 114 mijë euro. ls/
Foto: MIA