• e premte, 30 gusht 2024

Gjshtëmbëdhjetë të vrarë në një operacion izraelit në Bregun Perëndimor

Gjshtëmbëdhjetë të vrarë në një operacion izraelit në Bregun Perëndimor

Tel-Aviv, 30 gusht 2024 (MIA) - Së paku 16 persona janë vrarë në një operacion të madh ushtarak izraelit në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, njoftoi DPA duke iu referuar raporteve palestineze dhe izraelite.

Sipas raporteve palestineze, shumica e viktimave ishin militantë.

Ata janë vrarë që nga fillimi i operacionit në Xhenin, Tubas dhe Tulkarem, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Ramallah.

Agjencia palestineze e lajmeve Vafa raportoi e ka 17 të vrarë, duke cituar burime mjekësore. Sipas raporteve palestineze, dy nga të vrarët ishin civilë, ndërsa disa të tjerë ishin anëtarë të grupit militant Hamas dhe grupeve të tjera ekstremiste.

Informacioni fillimisht nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Ushtria izraelite ka raportuar deri më tani shtatë militantë palestinezë të vrarë në Xhenin, pesë në Tulkarem dhe katër persona të tjerë të armatosur të vrarë në Farah afër Tubas. Dhjetë persona janë arrestuar. Forcat e sigurisë thuhet gjithashtu se çaktivizuan dhjetëra mjete shpërthyese dhe sekuestruan armë.

Sipas ushtrisë, operacioni në lagjen e refugjatëve Farah në veri të territorit palestinez tashmë ka përfunduar.

Izraeli të mërkurën nisi një operacion të madh ushtarak në pjesën veriore të Bregut Perëndimor. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR