• e hënë, 16 nëntor 2026

Gjorgjievski: Pas 30 vitesh pritjeje - vetëm për pesë muaj punë, bulevardi "Boris Trajkovski" është drejt përfundimit

Gjorgjievski: Pas 30 vitesh pritjeje - vetëm për pesë muaj punë, bulevardi

Shkup, 16 tetor 2026 (MIA) - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi sot pasdite se bulevardi "Boris Trajkovski" është drejt përfundimit, duke treguar se punimet po zbatohen para afatit të paraparë.

"Pas 30 vitesh pritjeje, vetëm për pesë muaj punë, bulevardi "Boris Trajkovski" është drejt përfundimit. Në kohë rekord, përpara afatit, po i japim fund fatkeqësisë së trafikut dekada të tëra në njërën nga arteriet më të rëndësishme të Shkupit, tha kryetari i Qytetit të Shkupit në një postim në rrjetet sociale.

Ai vuri në dukje se me zbatimin e projektit, më shumë se 100,000 qytetarë do të marrin një bulevard modern dhe të sigurt, i cili, siç thekson ai, duhet të kontribuojë në lëvizjen më të lehtë të përditshme dhe në uljen e ngarkesës së trafikut.

"E dhashë fjalën se nuk do ta lejoj më popullin tim të jetojë me premtime të rreme. Sot flasin veprat! Një fjalë e dhënë. Një premtim i përmbushur. Për Shkupin tonë! - thotë kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski. sa/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR