Gjevgjelia më e ngrohtë me 14 gradë, mot i paqëndrueshëm me reshje dhe bubullima gjatë ditës
- Mëngjesi sotëm më i ngrohtë është në Gjevgjeli, ku u matën 14 gradë, ndërsa më i freskët është në kodrëne Diellit, ku u regjistruan 3 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
- Post By Ramize Qamili
- 09:26, 15 maj, 2026
Shkup, 15 maj 2026 (MIA) - Mëngjesi sotëm më i ngrohtë është në Gjevgjeli, ku u matën 14 gradë, ndërsa më i freskët është në kodrëne Diellit, ku u regjistruan 3 gradë, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Në Demir Kapi janë matur 13 gradë, 12 në Shtip dhe Strumicë, 10 në Shkup - Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Vinicë, 9 në Kavadar, 8 në Ohër, Prilep, Pretor dhe Radovish, 7 në Manastir, Kriva Palankë dhe Berovë, 6 në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, si dhe 5 në Lazaropole.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Në disa vend do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë e përforcuar. Do të fryjë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri 26 gradë.
Në Shkup, vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura maksimale do të jetë deri në 24 gradë. rq/
Foto: arkivi i MIA-a