• e premte, 27 shtator 2024

Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës paketë të re të mbështetjes ushtarake

Gjermania do t'i sigurojë Ukrainës paketë të re të mbështetjes ushtarake

Kiev, 21 nëntor 2023 (MIA) - Gjermania duhet t'i sigurojë Ukrainës paketë të re me ndihmë ushtarake me vlerë prej 1,1 miliardë euro.

Kjo do të përfshijë katër njësi shtesë për mbrojtje ajrore IRIS-T, tha ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë vizitës sot në Kiev. 

IRIS-T është sistem raketash infra i kuq ajër-ajër me rreze të mesme veprimi.

Deri tani, Berlini premtoi se do të furnizonte Kievin me tetë sisteme të tilla, tre prej të cilave janë dërguar, duke ndihmuar në mbrojtjen e tij kundër sulmeve raketore ruse.

Paketa e re për mbështetje do përfshijë 20 mijë granata artilerike nga 155 milimetra dhe mina antitanke.

"Jam i sigurt se do t'ju ndihmojë në luftën tuaj kundër pushtimit rus. Kjo tregon se jemi me Ukrainën të qëndrueshëm dhe besueshëm", tha Pistorius. ss/bsh/

Foto: arkivi MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR