• e hënë, 16 nëntor 2026

Gjenden nëntë persona emigrantë, privohen nga liria dy kontrabandistë, vijon kallëzimi përkatës

Gjenden nëntë persona emigrantë, privohen nga liria dy kontrabandistë, vijon kallëzimi përkatës

Shkup, 12 tetor 2026 (MIA) - Në afërsi të fshatit Bogorodicë, në rajonin e Gjevgjelisë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Kontrolle Kufitare dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë, pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare Jug, dhe në ora 16:50 është privuar nga liria B.K. (39) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit „Shkoda“ me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte, u gjetën shtatë emigrantë, nga të cilët pesë nga Afganistani dhe dy nga Egjipti.

"Rreth orës 18:30 u siguruan edhe dy emigrantë të tjerë nga Egjipti, të cilët ishin pjesë e grupit, por nuk kishin hipur në automjet në vendin e quajtur Kravarski Pat. Në lidhje me ngjarjen, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 418-B të Kodit Penal, më 12.10.2026, në orën 00:05, u privua nga liria edhe një 17-vjeçar nga Egjipti, me qëndrim të përkohshëm në Greqi. Emigrantët u vendosën në Qendrën e Pranimit dhe Tranzitit në Gjevgjeli, ndërsa B.K. dhe 17-vjeçari u mbajtën në stacion policor", njoftoi MPB-ja.

Nga atje theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës. mb/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR