• e mërkurë, 07 tetor 2026

Gjashtëmbëdhjetë ushtarë mes dhjetëra të vrarëve në dhunën më të re në Pakistan

Gjashtëmbëdhjetë ushtarë mes dhjetëra të vrarëve në dhunën më të re në Pakistan

Islamabad, 4 shtator 2026 (MIA) - Militantët e armatosur i vendosën pritë një karvani ushtarak pakistanez në krahinën problematike jugperëndimore Beluxhistan, duke vrarë së paku 16 ushtarë, kumtuan sot burime të sigurisë, lajmëron DPA.

Karvani lëvizte në qytetin Ziarat në afërsi të kryeqytetit krahinor Kveta kur ishte sulmuar gjatë natës, deklaruan dy burime sigurie për DPA-në.

Së paku 11 militantë janë vrarë në këmbimin e zjarrit që pasoi, deklaroi njëri prej burimeve.

Veçanërisht, ushtarët pakistanezë kryen operacion në qytetin Kalat në Beluxhistan, duke vrarë së paku 12 militantë.

Armata çlirimtare e Beluxhistanit (BLA), grupi militant subnacionalist i cili lufton për pavarësi të Beluxhistanit, konfirmoi se e ka kryer sulmin ndaj ushtarëve.

Militantët islamistë, përfshirë grupin taliban pakistanez dhe BLA, vazhdimisht e sulmojnë ushtrinë dhe policinë në këtë krahinë jostabile, e cila kufizohet edhe me Afganistanin dhe me Iranin.

Një pjesë e madhe e dhunës konsiderohet si reagim i investimeve masive në rajon nga ana e aleatit pakistanez - Kinës, e cila ndërtoi port në Beluxhistan dhe rrjet rrugor për të arritur drejt Lindjes së Afërt, Afrikës, Evropës dhe më gjerë, përkujton DPA. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR