• e hënë, 12 tetor 2026

Gerapetritis: Jemi të gatshëm për të gjitha skenaret me Turqinë

Gerapetritis: Jemi të gatshëm për të gjitha skenaret me Turqinë

Athinë, 9 shtator 2026 (MIA) - Jemi të gatshëm për çdo skenar. Nuk druajmë se do të arrihet deri në incident serioz, sepse vazhdojnë të ekzistojnë kanale komunikimi me Turqinë në kuadër të dialogut strukturor. Nga ana tjetër asgjë më ndryshe nuk mund të bëjë një qeveri nga ajo që t'i përgatisë skenaret, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis në një intervistë për televizionin grek "Skaj" njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shefi i diplomacisë greke duke folur për marrëdhëniet me Turqinë theksoi se nuk dëshirojnë dhe nuk presin incident të armatosur dhe sqaroi se edhe krahas tensionit të rritur me vendin fqinj "sot nuk jemi as afër tensionit dhe krizës që në të kaluarën ishte në marrëdhëniet  greko-turke".

E theksoi nevojën se do të shmanget çdo lloj hapi që mund të sjellë deri në tension të pakontrolluar dhe vlerlsoi se nuk ekziston rrezik që kriza të transferohet në terren, ndërsa paralelisht disa herë përsëriti se Athina është e gatshme për të gjitha skenaret. mb/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR