• e shtunë, 14 nëntor 2026

Gashi e nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit

Gashi e nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit

Shkup, 5 tetor 2026 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e tretë të sotëm me ish-kryetarët e Kuvendit, Tito Petkovski, Nikolla Popovski, Trajko Veljanoski dhe Jovan Mitreski, e nënshkroi Vendimin për themelimin e Këshillit të ish-kryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, për idenë, përkatësisht qëllimin e miratimit të Vendimit, kryetarët e Kuvendit u informuan në dy takimet e mëparshme, të mbajtura më 21 tetor 2025 dhe 7 prill 2026.

Qëllimi i themelimit të Këshillit, thuhet në kumtesë, si trup këshillëdhënës dhe konsultativ joformal, është të sigurojë vazhdimësinë e kujtesës institucionale të Kuvendit; të avancojë praktikën parlamentare dhe demokracinë dhe të ofrojë mendime profesionale dhe këshillëdhënëse për çështjet me rëndësi për punën e Kuvendit.

Përveç kësaj, në takim u shkëmbyen mendime mbi çështjet e caktuara procedurale në punën e Kuvendit, çështjet që lidhen me digjitalizimin e punës së Kuvendit në kuadër të Strategjisë kombëtare për digjitalizim, idenë e Bibliotekës së Kuvendit, si dhe çështjet e tjera aktuale me interes për punën e Kuvendit dhe çështjet me interes për shtetin. bsh/

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR