• e shtunë, 12 korrik 2025

FTV: Rusia e rrit praninë ushtarake në kufirin me Finlandën

FTV: Rusia e rrit praninë ushtarake në kufirin me Finlandën

Helsinki, 18 qershor 2025 (MIA) – Xhirimet satelitore tregojnë se Rusia e rrit praninë ushtarake përgjatë kufirit me Finlandën, njoftoi Servisi publik finlandez (FTV). 

Sipas xhirimeve satelitore po ndërtohen ndërtesa të garnizonit për brigadë artilerie në qytetin Kandallaksha në zonën Murmansk, që është shenjë e parë për rritje të vazhdueshme të numrit të ushtarëve në afërsi të kufirit. 

Autoritetet në zonën Murmanska njoftuan se po ndërtohet një qytet i ri ushtarak dhe po rinovohen blloqe të vjetra banesore në lagje, që gjendet rreth 150 kilometra nga kufiri finlandez. 

FTV njoftoi se xhirimet satelitore tregojnë ndryshime edhe në lokacione të tjera ushtarake në afërsi të kufirit rus-finlandez. 

Rusinë dhe Finlandën i ndan një kufi i gjatë 1.340 kilometra. 

Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe u bënë anëtare të NATO-s. fc/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR