Frederiksen: Trampi nuk ka hequr dorë nga Grenlanda
- Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen sot në Parlament deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka hequr dorë nga Grenlanda dhe se 60.000 njerëz edhe më tej jetojnë në druarje që të mos pushtohen nga SHBA-ja.
- Post By Besnik Shuki
- 16:24, 7 tetor, 2025
Kopenhagë, 7 tetor 2025 (MIA) - Kryeministrja e Danimarkës, Mete Frederiksen sot në Parlament deklaroi se presidenti amerikan Donald Tramp nuk ka hequr dorë nga Grenlanda dhe se 60.000 njerëz edhe më tej jetojnë në druarje që të mos pushtohen nga SHBA-ja.
"Trampi ndoshta tani për tani harroi Grenlandën, por do të kthehet në këtë çështje. Tani për tani duket se është larg. Ndoshta ekziston ndjenjë se mund të marrim frymë me lehtësim. Qëndrimi im është se nuk mundemi. Paramendoni se si është të jetohet në një nga lagjet e vogla afër bregut, kur supefuqia më e madhe në botë ka folur për ju si për diçka që mund të blihet, si diçka që mund të posedohet, si diçka që duhet të posedohet", tha Frederiksen.
Ajo potencoi se pa marrë parasysh në gjithçka, Danimarka e përkrah Grenlandën në vendosjen e ardhmërisë së saj.
Tramp paraprakisht disa herë ka thënë se SHBA-ja dëshiron ta ndërmarë kontrollin ndaj Grenlandës për arsye sigurie. Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë për dërgimin e trupave ose përdorimin e presionit ekonomik për të pushtuar Grenlandën, territor i Danimarkës. bsh/
Foto: MIA arkiv