• e diel, 09 gusht 2026

Franca regjistroi mbi 5.700 raste të tjera të vdekjes gjatë valës së të nxehtit në qershor

Franca regjistroi mbi 5.700 raste të tjera të vdekjes gjatë valës së të nxehtit në qershor

Paris, 22 korrik 2026 (MIA) - Franca regjistroi 5.764 raste të tjera të vdekjes gjatë valës jashtëzakonisht të nxehtë që e kaploi vendin nga 17 qershori deri më 2 korrik, kumtoi sot Agjencia franceze për shëndet publik.

Nga Agjencia thekuan se vdekshmëria e përgjithshme e rritur tani për tani nuk mund t'i përshkruhet me siguri temperaturave të larta.

Sipas të dhënave të përkohshme, kjo është vdekshmëria më e lartë e vërejtur në Francë pas valës katastrofike të të nxehtit në vitin 2003.

Kompetentët theksuan se numrat do të revidohen plotësisht dhe do të konfirmohen në muajt në vijim.

Agjencia kumtoi se vdekshmëria e rritur është regjistruar tek të gjitha grupmoshat mbi 15 vjeç, me rritje të posaçme tek personat më të moshuar se 45 vjeç, duke vlerësuar se trendi i këtillë është "pa precedent".

Në informatat më të reja janë prëfshirë edhe rastet e vdekjes të evidentuara me konfirmime të shkruara, të cilat nuk ishin prëfshirë në vlerësimet e kaluara, posaçërisht për personat e gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Stefani Rist më 3 korrik kumtoi se në periudhën prej 22 deri më 28 qershor ishin regjistruar së paku 2.025 raste të tjera të vdekjes, por atëherë theksoi se të dhënat nuk janë të plota sepse nuk kishin arritur të gjitha raportet.

Në vlerësimin preliminar atëherë ishin përfshirë vetëm konfirmimet elektronike për vdekje. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR