Forcat amerikane përsëri e sulmuan ishullin iranian Keshm
- – Agjencia iraniane e lajmeve Fars informon se sot pasdite janë regjistruar disa shpërthime në ishullin Keshm, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.
- Post By Fitore Curri
- 20:47, 14 korrik, 2026
Teheran, 14 korrik 2026 (MIA) – Agjencia iraniane e lajmeve Fars informon se sot pasdite janë regjistruar disa shpërthime në ishullin Keshm, në afërsi të Ngushticës së Hormuzit.
Fars theksoi se zona Masan në ishullin Keshm gjatë ditëve të kaluara ishte sulmuar disa herë nga armiku amerikan.
Paraprakisht, Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve (IRNA) informon se raketat kanë sulmuar katër lokacione në qytetin Busher, me çka “vazhdon shkelja e armëpushimit nga ana e armikut amerikan”.
Në krahinën Busher gjendet centrali i vetëm aktiv bërthamor iranian.
Sulmi mbi qytetin Busher vijoi pas shpërthimeve në qytetin bregdetar Bandar Abas dhe në Xhogatai. fc/
Foto: Arkivi i EPA-s