• e shtunë, 14 nëntor 2026

Fondi paqesor evropian: Këshilli i BE-së miratoi 10- milionë euro për Forcat mjekësore ballkanike me dedikim

Fondi paqesor evropian: Këshilli i BE-së miratoi 10- milionë euro për Forcat mjekësore ballkanike me dedikim

Shkup, 5 tetor 2026 (MIA) - Këshilli i Evropës sot miratoi masë për ndihmë në kuadër të Fondit paqesor evropian (EPF) me vlerë 10 milionë euro, me qëllim që të përforcohen kapacitetet operative dhe gatishmëria e Forcave mjekësore ballkanike me dedikim (BMNS).

Siç njofton Delegacioni i BE-së në Shkup, forcat mjekësore ballkanike me dedikim i bashkojnë kapacitetet ushtarako-mjekësore të partnerëve rajonalë, me qëllim ofrimin e mbështetjes ushtarake-mjekësore për operacionet ndërkombëtare.

"Masa për ndihmë përmes EPF-së do të forcojë gjithashtu kapacitetin e BMNS-së për të mbrojtur popullatën civile në rast të katastrofave natyrore ose katastrofave të shkaktuara nga njeriu. BMNS tashmë ka marrë pjesë në ushtrime ushtarake për të trajnuar personelin e saj dhe për të forcuar gatishmërinë dhe ndërveprimin e saj operacional dhe paraqet shembull të vërtetë të bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes", thuhet në kumtesë.

Vendimi i sotëm, shtojnë nga Delegacioni i BE-së, e thekson angazhimin e vazhdueshëm të BE-së dhe shteteve të saj anëtare me partnerët nga Ballkani Perëndimor në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Duke përforcuar mbështetjen nga EPF për BMNS-në dhe rajonin, ai pasqyron vendosmërinë tonë të përbashkët për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe rezistencën rajonale. BMNS dhe forcat e armatosura të partnerëve kontribues do të marrin pajisje për spitalet fushore, automjetet mjekësore ushtarake dhe sistemet e komunikimit dhe informacionit, si dhe materialet dhe shërbimet adekuate, duke përfshirë trajnimin teknik aty ku nevojitet.

Me këtë aktivitet të ri, mbështetja e përgjithshme e BE-së për BMNS arrin 16 milionë euro në kuadër të EPF-së.

Fondi paqesor evropian u formua në mars të vitit 2021 për të financuar aktivitete në kuadër të Politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, me qëllim parandalimin e konflikteve, ruajtjen e paqes dhe përforcimin e sigurisë dhe stabilitetit ndërkombëtar. Kontrretisht, Fondi i mundëson BE-së të financojë aktivitete që synojnë forcimin e kapaciteteve të vendeve të treta, si dhe të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare në fushën e çështjeve ushtarake dhe të mbrojtjes. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR