Flakët e zjarrit në Shqipëri vazhdojnë, 44 zjarre në 24 orë, 14 prej të cilave aktive
- Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar 44 zjarre, nga të cilat 14 janë aktive, nëntë janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar. Situata mbetet kritike në rrethin e Shkodrës, malin e Dajtit mbi Tiranë, Kavajë, Bulqizë, Lezhë dhe Berat.
Tiranë, 7 shtator 2026 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë informoi se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë regjistruar 44 zjarre, nga të cilat 14 janë aktive, nëntë janë nën mbikëqyrje dhe 21 janë shuar. Situata mbetet kritike në rrethin e Shkodrës, malin e Dajtit mbi Tiranë, Kavajë, Bulqizë, Lezhë dhe Berat.
Në operacione janë përfshirë 636 forca lokale dhe 67 mjete zjarrfikëse, 329 pjesëtarë të forcave të armatosura me shumë mjete, helikopterë, një aeroplan "Er traktor" dhe një dron. Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe të gatshme për të ndërhyrë aty ku e kërkon situata, duke i dhënë përparësi mbrojtjes së jetës, shtëpive, pronës së qytetarëve dhe mjedisit", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Ndërkohë, pas arrestimit të disa zjarrvënësve, reagoi ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, duke theksuar se çdo veprim që cenon mjedisin dhe pronën do të përballet me ligjin, i cili parashikon dënim me burg deri në 15 vjet.
Në Shqipëri, deri më tani janë djegur mbi 15.000 hektarë pyje, janë prekur edhe zonat e mbrojtura, gjë që kërcënon ekosistemin dhe janë shkaktuar dëme të mëdha, duke përfshirë humbjen e shtëpive, plantacioneve të ullinjve dhe plantacioneve të tjera, masës pyjore dhe dëmtimin e jetës së egër. mb/
Foto: skrinshot