• e premte, 04 shtator 2026

Fjalimi i Mickoskit në shënimin e 36 vjetorit të VMRO-DPMNE-së

Fjalimi i Mickoskit në shënimin e 36 vjetorit të VMRO-DPMNE-së

Shkup, 17 qershor 2026 (MIA) - Fjalim i kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në shënimin e 36-vjetorit të themelimit të partisë. 

Mickoski këtë fundjavë u bëri thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen tubimit të madh publik me rastin e ditëlindjes së 36-të të partisë më 17 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Mlladost” në Strumicë. 

"Para 36 viteve, u krijua një ide e cila u bë simbol i luftës për një Maqedoni të lirë, të pavarur dhe dinjitoze. Një ide që bashkoi të gjithë ata që besonin se ky vend kishte të drejtë për rrugën e vet, zërin e vet dhe të ardhmen e vet. Sot, 36 vjet më vonë, shënojmë rrugën që kemi ecur së bashku, të gjitha sfidat që kemi kapërcyer dhe të gjitha fitoret që kemi arritur si popull", tha Mickoski në një video-mesazh, i cili u publikua në profilin e tij në Fejsbuk. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR