Finalja e Ligës së kampionëve më 2028 do të luhet në Munih
- Finalja e Ligës së kampionëve 2027/28 do të mbahet në Munih të Gjermanisë. Ky vendim u mor në një takim të Komitetit ekzekutiv të Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) në Selanik të Greqisë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:36, 15 shtator, 2026
Selanik, 15 shtator 2026 (MIA) - Finalja e Ligës së kampionëve 2027/28 do të mbahet në Munih të Gjermanisë. Ky vendim u mor në një takim të Komitetit ekzekutiv të Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) në Selanik të Greqisë.
Ndeshja është caktuar për më 27 maj 2028.
"Munih arena" do të presë finalen e Ligës së kampionëve për herë të tretë në historinë e saj. Stadiumi më parë ka pritur finalen në vitin 2012 (Çellsi pati mundur Bajernin e Munihut 1:1, 4:3 në penalti) dhe 2025 (PSZH kur mundi Interin 5:0).
Finalja e Ligës së kampionëve 2028/29 do të mbahet në Kamp nou në Barcelonë të Spanjës. Ndeshja është planifikuar për më 2 qershor 2029.
Kampion aktual në fuqi i Ligës së kampionëve është PSZH, të cilët mundën Arsenalin në finalen në maj 2026 (1:1, 4:3 në penallti).