Filmi vizatimor i animuar "Kliko sigurt" është i disponueshëm në YouTube në tri gjuhë
- Ministria e Transformimit Digjital informon se filmi vizatimor i animuar "Kliko sigurt", i përpunuar në kuadër të projektit MKSafeNet - Qendra për internet më të sigurt, është i disponueshëm në Jutjub (YouTube).
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:13, 11 maj, 2026
Shkup, 11 maj 2026 (MIA) - Ministria e Transformimit Digjital informon se filmi vizatimor i animuar "Kliko sigurt", i përpunuar në kuadër të projektit MKSafeNet - Qendra për internet më të sigurt, është i disponueshëm në Jutjub (YouTube).
Filmi vizatimor, siç thonë nga Ministria, ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin tek fëmijët, të rinjtë dhe prindërit në lidhje me përdorimin e sigurt të internetit, njohjen e rreziqeve onlajn dhe sjelljen e përgjegjshme digjitale.
Videoja është e disponueshme në gjuhën maqedonase, dhe është përgatitur gjithashtu në shqip dhe anglisht, me qëllim që përmbajtja të jetë e arritshme për një audiencë më të gjerë.
Filmi vizatimor mund të shikohet në linkun e mëposhtëm:
Foto: Ministria e Transformimit Digjital
Ministria e Transformimit Digjital vazhdon me aktivitetet që synojnë promovimin e shkrim-leximit digjital, sigurinë onlajn dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në hapësirën digjitale.
Foto: Ministria e Transformimit Digjital