Fillon vjeshta
- Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 20 e 19 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.
- Post By Fami Bajrami
- 07:35, 22 shtator, 2025
Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Vjeshta në vend dhe në hemisferën veriore fillon sot në orën 20 e 19 minuta. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës do të fillojë pranvera.
Dita e parë e vjeshtës është dita e 265-të e vitit dhe do të zgjasë 12 orë e 17 minuta. Dielli lind në Shkup në orën 6 e 18 minuta dhe do të perëndoj në orën 18 e 35 minuta.
Kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fund të vitit.
Vjeshta do të zgjasë deri më 21 dhjetor në orën 10 e 2 minuta të mëngjesit kur fillon dimri sipas kalendarit.
Foto: MIA