Fillon Eurosongu i 70-të jubilar
- – Edicioni i 70-të jubilar i garës muzikore për këngën e Eurovizionit, fillon sonte në Vjenë. Kryeqyteti austriak është zbukuruar me zemra dhe sloganin “Të bashkuar në muzikë” për javën kur këngëtarë nga 35 vende do të garojnë për kurorën muzikore në “Kontinentin e vjetër”.
- Post By Fitore Curri
- 12:24, 12 maj, 2026
Vjenë, 12 maj 2026 (MIA) – Edicioni i 70-të jubilar i garës muzikore për këngën e Eurovizionit, fillon sonte në Vjenë. Kryeqyteti austriak është zbukuruar me zemra dhe sloganin “Të bashkuar në muzikë” për javën kur këngëtarë nga 35 vende do të garojnë për kurorën muzikore në “Kontinentin e vjetër”.
Këtë vit, pesë vende - Spanja, Irlanda, Holanda, Sllovenia dhe Islanda - po e bojkotojnë konkursin në shenjë proteste ndaj pjesëmarrjes së Izraelit. Megjithatë, këngëtari izraelit Noam Betan është midis 15 konkurrentëve që do të konkurrojnë në gjysmëfinalen e parë sonte në “Viener Shtadhalle”. 10 më të mirët nga ajo gjysmëfinale kalojnë në finalen e madhe të shtunën, së bashku me 10 që do të kalojnë nga gjysmëfinalja e dytë të enjten.
Në Vjenë priten disa demonstrata propalestineze gjatë “Javës së Eurovizionit”, ndërsa masat e sigurisë janë përforcuar.
Në gjysmëfinalen e parë do të prezantohen 17 këngë. Por, 15 këngë kombëtare janë garuese, përderisa dy vende automatikisht kualifikohen për finalen e madhe. Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia në mënyrë automatike kualifikohen për finalen sepse janë në mesin e pjesëmarrësve më të mëdhenj në garë.
Fituesi i vitit të kaluar Austria, si vend nikoqir, gjithashtu shkon drejtpërdrejt në finale. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s