Filloi operacioni i shpëtimit në Detin e Javas: Humbet kontakti me tragetin me 243 pasagjerë dhe ekuipazh
- Një anije pasagjerësh indoneziane me 243 persona në bord është zhdukur pasi kontakti u humb herët këtë mëngjes për shkak të kushteve të këqija të motit në Detin Java, njoftoi Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit e Indonezisë.
- Post By Sara Ademi
- 11:10, 13 shtator, 2026
Xhakartë, 13 shtator 2026 (MIA) - Një anije pasagjerësh indoneziane me 243 persona në bord është zhdukur pasi kontakti u humb herët këtë mëngjes për shkak të kushteve të këqija të motit në Detin Java, njoftoi Agjencia Kombëtare e Kërkimit dhe Shpëtimit e Indonezisë.
Anija "Virgo Transport 8" (Vigo Transport 8) u nis dje nga Surabaja, në provincën e Java-s lindore, drejt Banxharmasin, në provincën e Kalimantanit Jugor.
"Vendndodhja e anijes është aktualisht e panjohur dhe kontakti me radio nuk mund të vendoset ende me të", thuhet në kumtesën zyrtare të shërbimeve të shpëtimit.
Një operacion i gjerë kërkimi është duke u zhvilluar dhe ekipet e shpëtimit po shkojnë drejt koordinatave të fundit të njohura të anijes.
Arkipelagu indonezian, i cili përbëhet nga rreth 17,000 ishuj, mbështetet shumë në transportin me traget si një alternativë më ekonomike ndaj trafikut ajror. Megjithatë, mbikëqyrja jokonsistente e standardeve të sigurisë dhe anijet e mbingarkuara janë shpesh shkaku i aksidenteve detare në rajon. sa/
foto: EPA