• e hënë, 17 nëntor 2025

Filloi lirimi i të burgosurve palestinezë, autobusë u nisen drejt Bregut Perëndimor dhe Gazës

Filloi lirimi i të burgosurve palestinezë, autobusë u nisen drejt Bregut Perëndimor dhe Gazës

Ramallah, 13 tetor 2025 (MIA) - Izraeli ka filluar me lirimin e të burgosurve palestinezë në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit në Gazë, kumtoi Zyra për media e të burgosurve.

Zyra kumtoi se sot autobusë me të burgosur të liruar u nisën sot nga burgu Ofer, në perëndim të Ramallahut, për në qytetin Beitunia në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Autobusë me të burgosur të liruar u nisën gjithashtu nga burgu Negev në Izraelin jugor, në drejtim të Gazës, kumtoi Zyra.

Lirimi vjen pasi grupi palestinez i rezistencës Hamas dorëzoi 20 pengje izraelite në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes për armëpushim në Gazë. ls/

Foto: Arkiv

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR