• e premte, 30 gusht 2024

Filkov në takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Miler

Filkov në takim me përfaqësuesen e UNICEF-it, Miler

 Shkup, 29 gusht 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov sot pati takim me përfaqësuesen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë - UNICEF, Lesli Miler, njoftoi kabineti i tij.

U diskutua për aktivitetet e përbashkëta në të ardhmen, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim të suksesshëm. Prioriteti i angazhimit të përbashkët mbetet realizimi i plotë i interesit më të mirë të fëmijës në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës. 

 Është jashtëzakonisht e rëndësishme të ndiqet  zbatimi i Ligjit për Drejtësinë për Fëmijët dhe të avancohen kapacitetet e të gjitha subjekteve në sistemin e drejtësisë për fëmijët në shtet. Ligji i ri e thekson domosdoshmërinë e specializimit të subjekteve dhe në këtë drejtim është i nevojshëm vazhdimi i trajnimit të profesionistëve ligjorë për trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, viktimave apo dëshmitarëve të dhunës dhe krimit si dhe qasjes në drejtësinë restauruese.

 Aktivitetet në periudhën e ardhshme do të fokusohen në mbledhjen e të dhënave dhe statistikave në përputhje me Ligjin për drejtësi për fëmijët, si dhe risocializim dhe rehabilitim më të madh në përputhje me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, thuhet në njoftim.

 

Ministria e Drejtësisë paralajmëroi se do të vazhdojë të punojë intensivisht në partneritet me UNICEF-in në procesin e forcimit të mëtejshëm të sistemit të drejtësisë për fëmijët duke avancuar zgjidhjet ligjore për mbrojtje ligjore

 Foto: Ministria e Drejtësisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR