Filipo Inzagi u largua nga Piza pasi e dërgoi ekipin deri në "Seria A"
- Filipo Inzagi është laguar nga Piza si trajneri kryesor pas një dakordimi të përbashkët, publikoi debutuesi në Seria A.

Milano, 13 qershor 2025 (MIA) - Filipo Inzagi është laguar nga Piza si trajneri kryesor pas një dakordimi të përbashkët, publikoi debutuesi në Seria A.
Trajneri largohet vetëm disa javë pasi që e ka zhvilluar ekipin e Toskanës deri në promovim në ligën më të lartë të Italisë.
Filipo Inzagi, vëllau i madh i Simones, i cili paradokohe u largua nga Interi për ta drejtuar klubin saudit Al-Hilal, e ktheu Pizën në ligën elitare pas 34 vjetëve mungesë në sezonin e parë të tij në klub.
Ish-sulmuesi italian e filloi karrierën e tij si trajner në Milano, ku e ka përfunduar karrierën e tij si lojtar, madje edhe i ka drejtuar "rosonerët" një sezonë, para se ta fitoi promovimin nga liga e tretë me Venecien.
Pritet që Inzagi, i cili e ka drejtuar edhe Beneventon deri në Seria A, tani të bëhet trajner i klubit Palermo nga Seria B, sipas raporteve në mediat italiane. mb/
Foto: MIA