• e hënë, 16 nëntor 2026

Filipçe: Veting për të gjithë funksionarët, taksë progresive dhe tatim i veçantë i fitimeve shtesë

Filipçe: Veting për të gjithë funksionarët, taksë progresive dhe tatim i veçantë i fitimeve shtesë

Shkup, 6 tetor 2026 (MIA) - Ligj i veçantë për veting për të gjithë zyrtarët aktual dhe të mëparshëm, kthimi i taksës progresive dhe tatimi i veçantë i fitimeve shtesë të kompanive më të mëdha, janë pjesë e Master planit të LSDM-së, tha kryetari i partisë, Venko Filipçe.

Në emisionin "Direkt" në TV Telma, Filipçe tha se ligji i propozuar për veting do të përfshijë të gjithë zyrtarët pa përjashtim, përfshirë veten, si dhe zyrtarët e mëparshëm dhe aktualë nga LSDM dhe VMRO-DPMNE. Procesi, siç theksoi ai, do të përfshijë edhe ekspertë të huaj dhe do të kontrollohet edhe origjina e pronës.

Filipçe njoftoi gjithashtu inspektim të pronës së kompanive më të mëdha që, siç tha ai, kanë punuar me shtetin dhe kanë realizuar fitime shtesë në më shumë se 10 vitet e fundit.

"Verifikimi dhe origjina e aseteve të kompanive më të mëdha, të cilat kanë vepruar, krijuar dhe realizuar fitime shtesë për 10 vitet e fundit, janë nene të veçanta në ligj, për tatimin shtesë të fitimeve, sepse ato kompani kanë vepruar, plotësisht sipas ligjit dhe kanë realizuar fitime shtesë. Dhe këta multimilionerë në kurriz të shtetit, paratë do të kthehen në buxhet", tha Filipçe.

Si pjesë e masave ekonomike, ai theksoi se taksa progresive nuk duhet të shihet si ndëshkim për të suksesshmit, por si një mekanizëm për shpërndarje më të drejtë të kapitalit dhe krijimin e një shoqërie më të barabartë.

Duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me përdorimin e fjalës "idiot" për kryeministrin Mickoski, Filipçe tha se "duhej t'i thoja qartë dhe me zë të lartë se nuk mund t'i fyejë qytetarët". "Ai nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, nuk mund t'i nënvlerësojë. Koha do ta tregojë këtë", tha Filipçe. 

Foto: LSDM

QËNDRONI TË LIDHUR